Trendet me ndikimin më të lartë në të bërit biznes
Bizneset në vitet e fundit janë përballur me sfida dhe ndryshime të cilat po vazhdojnë rritjen me dinamikë të shpejtë. Në vitin që lëmë pas bizneset u goditën nga efektet post-pandemi dhe inflacion ekonomik duke shkaktuar një lëvizje të madhe të punonjësve dhe sfidë për mbajtjen e talentit, bashkë me revolucionin teknologjik sipas raporteve të Gartner dhe Deloitte.
Kjo ka shtyrë shumë organizata që të rishikojnë strategjitë e brendshme dhe proceset e punës për të ulur kostot dhe për të pasur menaxhim të duhur të riskut. Fokusi kryesor global i bizneseve për lëvizjen me trendet e shpejta është investimi në krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm përmes bashkëpunimit me ofrues profesionalë të shërbimeve për dizajnimin e një udhërrëfyesi strategjik për të ardhmen.
Më poshtë po i listojmë disa nga shërbimet profesionale më prioritare për bizneset në vitin 2023.
Përmirësimi i Proceseve të Punës
Një nga inicativat kyçe që bizneset duhet të ndërrmarrin gjatë vitit 2023 është që të vlerësojnë proceset e punës dhe të bëjnë përmirësimin/tranformimin e tyre në mënyrë që t’i bëjnë ballë kushteve të krijuara në tregje dhe konkurrencës. Shërbimet profesionale si riinzhinjerimi i proceseve, automatizimi, menaxhimi digjital i proceseve ju ndihmojnë bizneseve në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e performancës. Përderisa, transformimi digjital vihet në funksion të automatizimit të përvojës së klientëve, ngritjen e inovacionit dhe uljen e shpenzimeve operacionale.
Për t'u përgatitur për transformim, bizneset duhet të përfshijnë teknologjinë e duhur përgjatë proceseve të tyre dhe në çdo fushë të operimit. Për të bërë biznes në ditët e sotme duhet të kuptoni patjetër se si Intelegjenca Artificiale dhe teknologjitë e tjera të përmendura më lart do të ndikojnë në biznesin dhe industrinë që i takoni.
Shitjet dhe marketingu më efektiv, shërbimi më i mirë ndaj klientit, zinxhirët e furnizimit më efikas, produktet dhe shërbimet që janë më të përafruara me nevojat e klientit dhe proceset e thjeshtësuara të prodhimit janë të gjitha pjesë e këtij transformimi, dhe në vitin 2023, barrierat për t'iu qasur atyre do të jenë më të ulëta se kurrë.
Të dhëna dhe analiza
Në një botë të udhëhequr nga teknologjia, të dhënat janë bërë pjesë e rëndësishme e të bërit biznes. Në bazë të intervistave me klientë dhe diagnozave të përfunduara për projektet e TMS-së, bizneset në Kosovë grumbullojnë dhe i kanë në dispozicion shumë të dhëna, por që nuk i përdorin në nivele të kënaqshme për shkak që nuk kanë gjetur një ofrues të qëndrushëm që mund t’u ofrojë një shërbim të tillë. Aftësia për të mbledhur, strukturuar, analizuar dhe intepretimi i tyre në të gjetura është bërë pjese e rëndësishme për çdo biznes. Shërbimet profesionale për ruajtjen e të dhënave, analizave, hulumtimeve dhe raportimit, ndihmojnë bizneset për të kuptuar rëndësinë e shprehive të klientëve, trendeve në industri, dhe performancës së brendshme. Fuqia e të dhënave çon në përmirësim të vendimmarrjes dhe aftësinë e identifikimit dhe përfitimit të mundësive të reja. Përmes analizimit të të dhënave, bizneset mund të optimizojnë përpjekjet për marketing, të ulin kostot financiare dhe të përmirësojnë shërbimin ndaj klientit.
Siguria kibernetike
Me rritjen e varshmërisë ndaj teknologjisë dhe sistemeve digjitale, bizneset po përballen edhe me rreziqe në siguri kibernetike. Shërbimet profesionale për vlerësim të sigurisë, planifikim të përgjigjes ndaj incidenteve dhe intelegjencë të kërcënimeve ndihmojnë bizneset për mbrojtje nga kërcënimet ndaj sigurisë kibernetike dhe sigurojnë konfidencialitet dhe mbrojtje të të dhënave të brendshme.
Kjo mund të çojë në ulje të rrezikut të shkeljeve të të dhënave, dhe përmirësim të besimit dhe besnikërisë së klientit.
Tërheqja dhe mbajtja e talentit
Derisa tregu i punës vazhdon të jetë shumë konkurrues, bizneset duhet të fokusohen në tërheqjen dhe mbajtjen e top talentëve. Shërbimet si rekrutimi, filtrimi i kandidatëve dhe metodat e angazhimit të punonjësve mund t'i ndihmojnë bizneset të identifikojnë dhe punësojnë kandidatët më të mirë, duke i mbajtur gjithashtu punonjësit aktualë të kënaqur dhe të angazhuar.
Udhëheqësit e kompanive globale kanë theksuar si një nga sfidat më kryesore tërheqjen dhe mbajtjen e talentit, thuhet në raportin e fundit të Deloitte.
Bizneset mund të tërheqin një numër më të madh të kandidatëve të kualifikuar dhe të përmirësojnë shanset për gjetjen e kandidatëve adekuatë për kompaninë përmes shërbimeve profesionale të tërheqjes së talentëve. Metodat për mbajtjen e punonjësve të angazhuar mund të çojnë në rritjen e produktivitetit dhe kënaqësinë me vendin e punës si dhe uljen e lëvizjes së punonjësve.