Gratë zgjedhin fleksibilitetin në punë para pagës?

Trendi i profesioneve më specifike që zgjedhin gratë dhe kërkesa për të pasur një punë që mundëson balancim të jetës raportohet edhe në shtete më të zhvilluara.

Është debatuar gjatë për pozitën e grave në institucione e kompani, orientimin në karrierë dhe dallimin në paga krahasuar me burrat.  Janë disa faktorë që ndonjëherë konsiderohen edhe si mite pse gratë shpesh zgjedhin të punojnë punë që ofrojnë më shumë fleksibilitet.

Sipas anketës së Talent Management Services, gratë mbi moshën 30 vjeçare e konsiderojnë më të rëndësishme nëse një vend pune u mundëson balancin familje/punë dhe zhvillimin në karrierë.

Derisa, grupmoshat më të reja, si 18-29, zgjedhin zhvillimin në karrierë dhe një ambient të mirë të punës.

Të dy grupmoshat, kanë kategorizuar në vendin e tretë rëndësinë e pakos së kompenzimit krahasuar me fleksibilitetin dhe zhvillimin në karrierë.

Ndërsa, burrat mbi 25 vjeç e vlerësojnë si më të rëndësishmën pakon e kompenzimit krahasuar me balancin familje/punë dhe zhvillimin në karrierë.

Profesionet që mbizotërohen nga gratë në Kosovë

Bazuar në të dhënat e vitit 2020 të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, arsimi dhe shëndetësia primare janë profesione të dominuara nga gratë. 

Trendi i profesioneve specifike të grave vazhdon të jetë i njëjtë në tregun e punës. Vetëm 17 për qind e pozitave menaxhuese në Kosovë, janë të udhëhequra nga gratë.

Përveç në pozita drejtuese, në përgjithësi, shkalla e grave të punësuara mbetet më e ulët se e burrave, ndërsa interesimi për punë është i barabartë. 

Previous
Previous

Online Payments Infographic

Next
Next

E ardhmja e punës: Si të menaxhohen punonjësit nga distanca?