Faktorët ndikues në mirëqenien mendore të punonjësve
Viteve të fundit, kërcënimet globale si përhapja e pandemisë, inflacioni ekonomik, kanë shtuar pasigurinë për plane afatgjata dhe ankthin tek njerëzit. Diskutimet për përmirësimin e shëndetit mendor mbizotërojnë edhe në organizata.
Puna në orare të gjata, mungesa e mbështetjes, stresi financiar e pasiguria e vendit të punës janë faktorët që shtojnë ankthin dhe depresionin tek punonjësit.
Burimet Njerëzore brenda organizatave luajnë një rol shumë të rëndësishëm në mbështetjen e punonjësve për përmirësimin e shëndetit mendor.
Punonjës të sektorëve të ndryshëm në Kosovë, përmes një ankete të TMS-së, kanë shprehur shqetësimet e tyre kryesore që lidhen me përditshmërinë dhe punën.
Stabiliteti financiar është një ndër shqetësimet kryesore të respodentëve në anketë. Gjenerata Milenials kanë shprehur shqetësim më të lartë krahasuar me gjeneratën X.
Milenials dhe gjenerata Z kanë shfaqur nivel më të lartë të ankthit sesa gjenerata X që nga përhapja e pandemisë. Të tri grupmoshat kanë deklaruar në anketë se ndihen mesatarisht komod për të diskutuar rreth shqetësimeve të tyre në vendin e punës.
Për të siguruar se organizatat janë duke mbështetur mirëqenien e punonjësve, drejtuesit e Burimeve Njerëzore duhet të analizojnë burimet e stresit të punonjësve. Ata duhet të përdorin komunikim të përshtatur për të siguruar se të gjithë punonjësit janë të vetëdijshëm për resurset që ju nevojiten.
Si profesionistë të burimeve njerëzore, duhet t’i udhëzoni organizatat që të jenë transparente, fleksibile dhe elastike në përmbushjen e të gjitha nevojave të punonjësve. Burimet Njerëzore luajnë rol kyç në lehtësimin e dialogut ndërmjet punonjësve dhe organizatës për të adresuar shqetësimet që prekin punonjësit.
Për të kuptuar më thellësisht burimin për të cilin punonjësit tuaj kanë nevojë për të menaxhuar ndryshimin dhe pasigurinë, kërkon dëgjim të vëmendshëm dhe demonstrim të një gatishmërie të vazhdueshme.
Organizatat që nuk dëshirojnë të përqafojnë ndryshimin ose të ofrojnë fleksibilitet do të humbasin punonjësit afatgjatë kundrejt kompanive të tjera më të gatshme për të punuar ndryshe dhe për të adresuar nevojat shëndetësore fizike dhe të sjelljes të punonjësve.
Kur u ofrohet punonjësve mundësi për të diskutuar me dikë për shëndetin mendor në një mjedis të sigurt pune, kjo u ndihmon të gjithëve të lidhen në një nivel personal, të krijojnë besim për një ekip më të fortë dhe të drejtojnë një organizatë më produktive.